Predikuesi i Xhamisë Al-Aksa shtrohet në spital për shkak të problemeve shëndetësore

Sheikh Ekrima Sabri

Predikuesi i Xhamisë Al-Aksa në Kuds, Sheikh Ekrima Sabri, është shtruar në spital të premten vonë pasi është ndier i sëmurë, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të dijetarit musliman 82-vjeçar.

Sheikh Sabri është kritik i vazhdueshëm i pushtimit izraelit disadekadësh të territoreve palestineze dhe është arrestuar disa herë nga forcat izraelite.

Më parë ka mbajtur postin e myftiut të Kudsit dhe territoreve palestineze në vitet 1994-2006. /aa