Ballina Artikuj Prej gjërave të mahnitshme është edhe ajo çfarë na tregon Shejkh Sharavi...

Prej gjërave të mahnitshme është edhe ajo çfarë na tregon Shejkh Sharavi (r.h)

Shejh Mutevali Sharavi (r.a)

Prej gjërave të mahnitshme është edhe ajo çfarë na tregon Shejkh Sharavi (r.h)
Shejkh Sharavi ishte i hutuar (në dilemë) rreth tefsirit të fjalës së Allahut:
“Dhe, Ai është i Cili në qiell është Zot dhe në tokë është Zot; e Ai është i Urti, i Ditur!” – (Kur’ani, Ez-Zuhruf. 84)
Tha: Rregulli në gramatikë thotë: Nëse ‘e pashquara’ përsëritet dy herë, atëherë e parë është ndryshe nga e dyta!
P.sh, nëse themi: Nderova një burrë në shtëpi dhe një burrë në rrugë; kjo do të thotë, se burri në shtëpi nuk është i njëjti me burrin në rrugë.
Pra, fjala e pashquar është fjala pa nyjën shquese (elif dhe lam), kështu që kur përsëriten, ato nuk janë të njëjta.
Allahu thotë: “Dhe, Ai është i Cili në qiell është Zot dhe në tokë është Zot..!”
Ka ardhur e pashquar dhe është përsëritur!!
Pra, sipas rregullit gramatikor, Zoti, i Cili është në qiell, nuk është i njëjtë me Zotin, i Cili është tokë; si? Janë dy zota?!
Shejkh Sharavi u mërzit dhe tha: Çfarë jam duke thënë?
Estagfirullahel-Adhim, por cila është përgjigjja?!
Patjetër duhet ta pyes mësuesit dhe vëllezërit e mi!
Ashtu ndodhi, Imam Sharavi u nis me të shpejtë tek Hoxha i tij. Hoxha i tij ishte me pushime me familjen e tij në fshat. Shejkhk Sharavi shkoi tek ai, dhe i tregoi ngërçin e tij.
Hoxha i tij i tha: Së pari, eja të falim namazin e iqindisë, sepse është afruar koha. Shejkh Sharavi dhe Hoxha i tij u falën së bashku në xhaminë e fshatit, që ishte një xhami e thjeshtë dhe ndodhej në fund të fshatit. Pas namazit, të dy u ulën dhe diskutuan meselenë, por për fat të keq, nuk arritën gjë!
Ndërkohë, që ata ishin ashtu, hyri një fshatar (një bujk i thjeshtë) dhe u tha: Es-Selamu alejkum.
Të dy ia kthyen: Ve alejkum selam!
Pastaj, u tha me një arabishte letrare dhe me një dialekt të ndryshuar: Po pyesni për fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe, Ai është i Cili në qiell është Zot dhe në tokë është Zot..!”
Shejkh Sharavi dhe hoxha i tij u habitën!
Si e diti ku njeri, se çfarë po bisedonim, sepse ai nuk kishte dëgjuar, qoftë edhe një fjalë të vetme!
Njeriu i panjohur vazhdoi fjalën e tij duke thënë: A e harruat përemrin lidhor ‘i cili’?
Keni harruar rregullin më të rëndësishëm, që thotë: Përemri lidhor e shndërron të pashquarën në të shquar.
Allahu thotë: “Dhe, Ai është i Cili në qiell…” dhe nuk thotë: ‘Ai në qiell është…’;
Por, ka thënë: “Ai, i Cili…”, përse e keni harruar fjalën ‘i Cili’?
Njeriu vazhdoi t’u shpjegonte sekretin e pranisë së përemrit lidhor dhe përse ajeti kishte ardhur në atë formulim, ndërkohë Shejkh Sharavi dhe Hoxha i tij kishin mbetur të shtangur. Pastaj, njeriu i panjohur heshti dhe befas, pasi e plotësoi meselenë, u largua në pa bërë zë!
Shejkh Sharavi i tha hoxhës së tij: Kush ishte ky famoz (dijetar i madh)?
Hoxha i tij i tha: Unë nuk e njoh, sepse ai nuk është prej këtij vendi!
Shejkh Sharavi u ngrit me të shpejtë dhe doli nga xhamia. Aty jashtë gjeti një grup besimtarësh, që po rrinin përpara derës së xhamisë dhe i pyeti: Ku shkoi njeri, i cili doli tani?
A e njihni?
Këtu ishte e papritura!!
I thanë: Nuk ka hyrë kush brenda dhe as nuk ka dalë kush prej aty!
Tha: Si mundet kjo?! Ndoshta ka hyrë dhe ka dalë, e nuk e keni vënë re.
I thanë: Si mundet të ndodhë kjo, ndërkohë që ne po presim Hoxhën, i cili është me ty për ta pyetur rreth disa gjërave; ne ju kemi plotësisht në vëmendje, e nuk ka hyrë askush te ju.
Shejkh Sharavi (r.h) tha: Allahu i Madhëruar e mbështet këtë fe dhe e ruan këtë Libër me ushtri, që ne nuk kemi asnjë mundësi për ta njohur!
I Lartmadhëruar është Ai, i Cili ka thënë:
“Me të vërtetë, Ne e kemi zbritur ‘Dhikrin’ (Kur’anin) dhe me të vërtetë, Ne e ruajmë atë!” – (Kur’ani, El-Hixhr: 9)


Përkthehu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja

Exit mobile version