Jusufi nuk ishte në burg rastësisht; ai po përpunohej ashtu si ari që pastrohet në zjarr.
As Musai nuk u gjend i rrethuar mes detit dhe armikut pa arsye, por që të mësohej se e pamundura nuk është gjë tjetër veçse një derë drejt së mundshmes, kur Allahu e dëshiron. Ne e lexojmë historinë nga ajo që duket në sipërfaqe, ndërsa Allahu e shkruan nga thellësia e saj.
Kriza jonë qëndron në faktin se duam rezultatin pa kaluar nëpër rrugë, duam fitoren pa durim dhe kuptimin pa vuajtje. Ndërkohë, sekreti i urtësisë është se rruga vetë është rezultati, se sprova është mëshirë dhe se vuajtja është kuptim.
Është e çuditshme, por momenti i thyerjes është edhe momenti i fitores. Kur të hiqen të gjitha mjetet e mbështetjes te vetja dhe e kupton dobësinë tënde, atëherë hapen dyert e forcës.
Çlirimi nuk është që rrethanat të ndryshojnë, por që të ndryshojë vetëdija jote: të kuptosh se nuk je vetëm dhe se ka një dorë që vepron në fshehtësi, rregullon, thur dhe hap dyer që nuk i kishe parë më parë.
Qetësia nuk është t’i kuptosh të gjitha gjërat, por të qetësohesh edhe kur nuk kupton asgjë. Të mbështetesh te urtësia e Allahut, jo te llogaritjet e tua.
Aty fillon çlirimi dhe aty njeriu nis ta shohë botën jo me syrin e dëshirës, por me syrin e urtësisë.
E huazuar.
