Jo negociata të vërteta, por një përpjekje nga administrata Trump për të imponuar kërkesat e saj
Nga Sami Al-Arian, Middle East Eye
Takimi i Islamabadit midis SHBA-së dhe Iranit, nuk dështoi për shkak të diplomacisë, por sepse Uashingtoni erdhi me një ultimatum. Fillimisht, pas shenja për një armëpushim të gjerë rajonal.
Por ky qëndrim ndryshoi pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzoi marrëveshjen. Uashingtoni u tërhoq, duke përshtatur qëndrimin e tij me interesat izraelite dhe duke lënë mënjanë propozimin iranian prej dhjetë pikash.
Ndonëse presidenti amerikan Donald Trump dha fillimisht sinjale pozitive, delegacioni amerikan, i udhëhequr në kërkesat e tij nga J.D.Vance, i cilësoi kushtet amerikane si të panegociueshme.
Gjatë bisedimeve, Uashingtoni paraqiti katër kërkesa të qarta dhe maksimaliste që synonin transformimin strukturor të pozicionit të Iranit. Këto kushte përfshinin rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit pa lidhje me një zgjidhje më të gjerë, transferimin e të gjithë uraniumit të pasuruar (rreth 440 kg) jashtë territorit iranian, adoptimin e një politike të përhershme të pasurimit zero që binte ndesh me marrëveshjet e mëparshme ndërkombëtare, si dhe ndërprerjen e plotë të aleancave rajonale me aktorët në Liban, Palestinë, Irak dhe Jemen.
Në këmbim, SHBA-të ofruan vetëm çlirimin e 27 miliardë dollarëve asete të ngrira, por refuzuan heqjen e sanksioneve parësore apo rikthimin e Iranit në sistemin SWIFT. Irani e refuzoi këtë ofertë, duke e parë si një kapitullim të sovranitetit të tij, gjë që çoi në bllokadën e rrugës ujore nga Marina Amerikane.
Gjithsesi dështimi në Islamabad nuk i mbylli të gjitha kanalet diplomatike por vetëm i ngushtoi ato. Tre janë skenarët e mundshëm. Së pari, mund të ketë një pakt të kufizuar.
Përpjekjet e ndërmjetësimit, veçanërisht përmes Pakistanit dhe potencialisht edhe përmes Rusisë, mund të prodhojnë një marrëveshje të përkohshme – ndoshta një armëpushim të lidhur me lëshime të pjesshme. Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të tërhiqej nga kërkesat e tij maksimaliste. Por nuk ka ende asnjë tregues se është i përgatitur që ta bëjë këtë.
Së dyti, mund të shohim një përballje të zgjatur, në të cilën asnjëra palë nuk arrin rezultate vendimtare, por të dyja vazhdojnë të përballojnë dhe të imponojnë kostot njëra-tjetrës. Strategjia e Iranit për qëndrueshmëri dhe dobësim afatgjatë përputhet me këtë skenar.
Me kalimin e kohës, presioni do zhvendoset drejt Uashingtonit, ndërsa grumbullohen kostot ekonomike dhe politike. Ky është edhe rezultati më i mundshëm.
Skenari i tretë është përshkallëzimi rajonal. Konflikti mund të zgjerohet përtej Iranit, duke tërhequr aktorë shtesë dhe duke kërcënuar infrastrukturën energjetike në të gjithë rajonin dhe në nivel global. Kjo do ta transformonte krizën nga një përballje dypalëshe në një tronditje sistemike me pasoja globale. /tesheshi
