Ballina Lajmet Kosovë Prej sot mërgimtarët nuk paguajnë për polisën kufitare

Prej sot mërgimtarët nuk paguajnë për polisën kufitare

Nga sot, mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë nuk do të kenë nevojë të paguajnë për polisën kufitare.

Ky vendim u morë ditë më parë në kudër të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka deklaruar se me marrëveshjen e arritur me BQK dhe BKQ, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%.

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro”, tha Murati.

Ai gjithashtu theksoi se më e rëndësishmja është angazhimi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e që beson se do të vie shumë shpejt.

“Mirësevini bashkatdhetarë”, shtoi mistri Murati.

Duhet përkujtuar që muajt korrik-gusht njihen edhe si muajt me fluksin më të madh sa i përket ardhjes së mërgimtarëve

Exit mobile version