Ballina Kuzhinë Presh i pjekur në qumësht

Presh i pjekur në qumësht

Përbërësit për 4-5 persona

  • 700-800g presh
  • 200 ml qumësht
  • 2 lugë e gjysmë me miell
  • 100 ml pana
  • 250 g djathë i bardhë
  • 100 gjalpë (AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni vaj ulliri për një recetë më të shëndetshme)
  • 3 vezë
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Pastroni preshin duke e qëruar dhe larë me ujë të bollshëm.
Pasi të keni hequr disa nga gjethet e trasha, priteni në rrathë më të vegjël se kur përgatisni burani apo gjellë me presh.
Vendosini në një tas me ujë të ftohtë, kështu largoni dhe papastërtitë që mund të kenë mbetur
Ndërkohë keni vendosur një tigan në zjarr ku keni shkrirë gjalpin ose ngrohur vajin e ullirit.
Skuqni lehtë preshin duke e përzierë herë pas here.
Jepini shije me kripë dhe piper të zi, por nëse dëshironi mund të përdorni edhe arrë myshku.
Sapo të jetë zbutur, vendosni kapak tiganit dhe ta lini preshin për dy minuta në zjarr.
Në një tas hidhni qumështin dhe përzjejeni me miellin dhe vezët.
Kur të shihni që mielli është tretur plotësisht, shtoni panën dhe djathin e thërrmuar.
Lyeni një tavë me pak gjalpë dhe aty hidhni preshin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.
Kështu dhe do të ftohet për të mos priten vezët që keni tek salca e qumështit.
Këtë salcë hidheni mbi preshin dhe mund ta spërkatni nëse dëshironi me pak kripë.
Futeni për t’u pjekur në 200 gradë për 30-40 minuta, ose derisa qumështi të jetë mpiksur.

Exit mobile version