Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti i Venezuelës dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: “Sionizëm neo-nazist”

Presidenti i Venezuelës dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: “Sionizëm neo-nazist”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar bombardimet e Izraelit ndaj Iranit, duke i cilësuar si një “sulm kriminal” që “shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

“Jo luftës, jo fashizmit, jo sionizmit neo-nazist,” deklaroi Maduro.

Ai akuzoi gjithashtu Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe SHBA-në për mbështetje ndaj “Hitlerit të shekullit XXI”, duke iu referuar kryeministrit izraelit Netanyahu, “kundër popullit fisnik dhe paqedashës iranian”. /mesazhi

Exit mobile version