Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur Joshua Harrisin, një djalosh 12-vjeçar me autizëm, i njohur për fushatën e tij “Cake Not Hate” (Tortë, jo urrejtje), transmeton Anadolu.
Erdogani priti Harrisin në Zyrën e Punës së Presidentit në Dolmabahçe, në Stamboll.
Harris nisi fushatën duke shpërndarë ëmbëlsira në xhamitë në Mbretërinë e Bashkuar pas incidenteve të urrejtjes ndaj muslimanëve.
