Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk pret djaloshin 12-vjeçar që qëndron pas fushatës “Cake Not Hate”

Presidenti turk pret djaloshin 12-vjeçar që qëndron pas fushatës “Cake Not Hate”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur Joshua Harrisin, një djalosh 12-vjeçar me autizëm, i njohur për fushatën e tij “Cake Not Hate” (Tortë, jo urrejtje), transmeton Anadolu.

Erdogani priti Harrisin në Zyrën e Punës së Presidentit në Dolmabahçe, në Stamboll.

Harris nisi fushatën duke shpërndarë ëmbëlsira në xhamitë në Mbretërinë e Bashkuar pas incidenteve të urrejtjes ndaj muslimanëve.