Ballina Lajmet Kosovë Prishtinë, një i vrarë dhe dy të plagosur

Prishtinë, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Sot rreth orës 14.00, kemi marrë informatat se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë rast janë shoqëruar në polici disa persona.

Mësohet se i vrari dhe të plagosurit kanë qenë familjarë, përkatësisht nipi e ka vrarë axhën.

Arsyeja që solli këtë akt tragjik ishte një mosmarrëveshje për mal. Familjarët thuhet se kanë patur debat verbal për prerjen e një mali, para se të zgjodhin një mënyrë tjetër për të zgjedhur këtë rast.

Madje fqinjët tregojnë për Indeksonline se si janë tmerruar nga ato skena. Ata thonë se për disa minuta ka patur gjuajtje me armë deri në momentin e vrasjes.

“Jemi tmerruar, mua për pak sa nuk ma ka kapur plumbi djalin. Ka patur shumë gjuajtje, ndërsa fëmijët janë shqetësuar pa masë nga krismat” ka rrëfyer një nga dëshmitarët.

Policia ka arrestuar deri më tani pesë persona lidhur me këtë rast.

Exit mobile version