Ballina Artikuj Probleme në rrugën e jetës Islame – Fragment

Probleme në rrugën e jetës Islame – Fragment

E gjitha kjo quhet humbje e një obligimi dhe, humbja e tij është e ndaluar..!

Kam parë disa prej tyre ndenjur nëpër zyra me një paraqitje të lodhur, ku njerëzit u vijnë për nevojat e tyre dhe, ata i mbarojnë punë kur të donë, e neglizhojnë sa të donë. Dhe, kur afrohet koha e namazit të drekës, fillojnë të përgatiten përpara kohe.

Njërit prej tyre i thashë: “Ajo që po lë pa bërë nuk është me më pak rëndësi se sa ajo që do të bësh.. Shkathtësia jote në kryerjen e nevojave të njerëzve në një kohë sa më të shkurtër e në formën fetare më të mirë është vaxhib, si namazi e agjërimi”.

Më tha: “Ne po përgatitemi për namazin që është obligim dhe, punën tonë do ta bëjmë pasi të kryejmë të drejtën e Zotit!”

I thashë: “Bukur, të jesh i kujdesshëm ndaj namazit që është obligim në kohën e tij, por s’do të thotë patjetër ta kryesh atë në fillim të kohës apo në mesin e saj! Do të ishte më mirë për ty t’i mbaroje punë këtij njeriu, i cili ka ardhur nga një vend i largët, i shqetësuar për nevojat që ka, pa harruar se namazi edukon njeriun të jetë i ndjeshëm me përgjegjësinë për detyrën. Namazi nuk zgjat më tepër se disa minuta”.

Ne, kështu nuk e nënvleftësojmë vlerën e namazit që është obligim dhe faljen e tij brenda kohës, por ne mundemi të vëmë rregull në kryerjen e tij me xhemat në fillim të kohës dhe, të tjerët ta kryejnë p.sh pas mbarimit të orës së mësimit në shkollë, në fabrikë pas mbarimit të turnit, në spital kirurgët dhe infermierët pasi të kenë kryer planifikimet e tyre, duke i caktuar për këtë gjë një kohë të drejtë, në mënyrë që të mos e shfrytëzojnë rastin njerëzit përtacë.

Të konsiderosh punët e ndryshme publike e shoqërore gjë pa vlerë, punë kote, ose diçka që lejohet neglizhenca, mungesa e seriozitetit apo, do ta bëj kur të kem kohë, e gjitha kjo quhet humbje e një obligimi dhe, humbja e tij është e ndaluar!

_________________

Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “Probleme në rrugën e jetës Islame”

Exit mobile version