Ballina Lajmet Kosovë Procesi i vaksinimit përcillet pa asnjë tollovi në sallën “1 Tetori”

Procesi i vaksinimit përcillet pa asnjë tollovi në sallën “1 Tetori”

Ka vazhduar edhe sot vaksinimi i të moshuarve në sallën “1 Tetori në Prishtinë”.

Për dallim nga dje, sot është parë numër më i vogël i atyre që kanë shkuar për t’u vaksinuar, dhe rrjedhimisht, shkaku i pengesave të vëna nuk është krijuar tollovi, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme ndërkaq pati skena aspak të këndshme teksa u shkaktuan tollovi të mëdha para sallës ku po bëhej vaksinimi.

Kjo u shoqërua me reagime të ashpra nga shoqëria civile dhe opozita.

Madje për këtë çështje, u kërkua edhe dorëheqja e ministrit Vitia.

Exit mobile version