Frutat dhe perimet e vjeshtës janë të pasura me shije e lëndë ushqyese, duke u bërë një “mik” i çmuar për shëndetin kardiovaskular. Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që përmirësojnë funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie. Rekomandohet të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta në ditë, si pjesë e një diete të balancuar.
Nga prodhimet e stinës, disa dallohen për veprimin e tyre mbrojtës ndaj zemrës:
– Kungulli: me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat e tij ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.
– Mollët: të pasura me fibra e polifenole, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.
– Shega: plot polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.
– Bamjet: të pasura me fibra, vitaminë K, C dhe folate.
– Boronicat e kuqe (cranberries): ulin tensionin dhe përmirësojnë funksionin vaskular.
– Patatet e ëmbla: kombinojnë fibra, beta-karoten dhe kalium për një presion më të qëndrueshëm.
Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, mund të bëjnë diferencë për zemrën dhe cilësinë e jetës sonë.
Duke zgjedhur rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm mbështesim shëndetin tonë, por edhe fermerët vendas dhe mjedisin.
