Ballina Artikuj Profeti Muhamed (a.s.) pyeti për Profetin Musa (a.s.) atë që ne nuk...

Profeti Muhamed (a.s.) pyeti për Profetin Musa (a.s.) atë që ne nuk po e gjejmë urtësinë të pyesim për Profetin Isa (Krishtin) (a.s.).

Kjo ngjarje ndërmjet Profetit Muhamed a.s dhe Hebrenjve që jetonin në Medine përbën një urtësi të thellë profetike që na mëson respektin ndaj profetëve të Zotit dhe ndaj ditëve të shënuara nga ndërhyrjet hyjnore në historinë e popujve. Përtej traditave kulturore apo festave që me kalimin e kohës mund të marrin ngarkesa komerciale ose folklorike, kultura profetike mbetet modeli ynë autentik dhe shembulli më i urtë për njerëzimin.

Respektimi dhe përkujtimi i ngjarjeve të shënuara nuk është thjesht akt simbolik, por shprehje e një urtësie të lartë hyjnore që e lidh njeriun me vlerat shpirtërore, me falënderimin dhe me besimin e gjallë. Në këtë kuptim, Islami nuk e shkëput veten nga historia profetike, por e përfshin atë si vazhdimësi të një mesazhi të vetëm hyjnor.

Nga Abdullah ibn Abbasi (r.a.) transmetohet se ka thënë: “Kur Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) erdhi në Medinë, pa se hebrenjtë po agjëronin ditën e Ashurës. Ai i pyeti: ‘Çfarë është kjo ditë?’ Ata thanë: ‘Kjo është një ditë e shenjtë, në të cilën Allahu e shpëtoi Musanë dhe bijtë e Israilit nga armiku i tyre, prandaj Musa e agjëroi këtë ditë.’ Atëherë Profeti (a.s.) tha: ‘Ne kemi më shumë të drejtë për Musanë sesa ju.’ Dhe ai e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjërohej.”

(Transmetuar nga el-Buhariu, nr. 2004; Muslimi, nr. 1130)

Ky hadith tregon qartë se kriteri profetik nuk është përkatësia etnike apo fetare e një komuniteti, por lidhja me të vërtetën dhe mesazhin e profetëve të Allahut.

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Ne e dërguam Musain me argumentet Tona (dhe i thamë): ‘Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut.’ Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.” (Kur’an, Ibrahim, 14:5)

Dijetarët e tefsirit, si Ibn Kethiri, shpjegojnë se “ditët e Allahut” janë ditët e mirësive, shpëtimit dhe ndëshkimit hyjnor, të cilat duhet të përkujtohen për të forcuar besimin dhe vetëdijen shpirtërore (Ibn Kethir, Tefsir el-Kur’an el-Adhim, komenti i ajetit 14:5).

Po ashtu, ne gëzohemi për lindjen e Isait (a.s.), Mesias, të lindur nga një nënë fisnike, e pastër dhe e ndershme, e bekuar nga Allahu i Lartësuar. E bekuar është dita kur ai lindi dhe dita kur u ngrit tek Zoti, sipas urtësisë dhe vullnetit hyjnor.

Pavarësisht debateve rreth datave historike apo mënyrave komerciale me të cilat festohet në kontekste të ndryshme kulturore, në thelb kjo mbetet një “ditë e Allahut”, sepse përkujtohet një ngjarje madhore e historisë profetike. Përkujtimi i saj nuk është imitim formal i ritualeve, por shprehje falënderimi ndaj Allahut për dërgimin e Isait (a.s.) në këtë botë, si profet dhe shenjë hyjnore për njerëzimin.

Kjo qasje është në përputhje me frymën kur’anore, ku Isai (a.s.) flet për bekimin hyjnor që e shoqëron jetën e tij: “Paqja qoftë mbi mua ditën që linda, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem i gjallë.” (Kur’an, Merjem, 19:33)

Dijetarët e tefsirit theksojnë se përmendja e këtyre ditëve nuk ka karakter ceremonial, por edukativ dhe besimor, për të përforcuar falënderimin, përulësin

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version