Me 65 vota pro, 39 kundër e asnjë abstenim, nuk kalon ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.
“Ky projektligj do ta marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.
Në sallë ishin 105 deputetë, kur është votuar për këtë iniciativë.
