Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria kërkon paraburgim për Xhabir Zharkun

Prokuroria kërkon paraburgim për Xhabir Zharkun

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër Xhabir Zharkut që u arrestua mbrëmë nga Policia e Kosovës

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit˝ nga neni 339 parargafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Exit mobile version