Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria: Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor

Prokuroria: Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 12 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar dy raste me tre persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar.

Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale nga neni 215, “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, i Kodit Penal i Republikës së Kosovë.

Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale nga neni 220, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, i Kodi Penal të Republikës së Kosovë.

Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, ndërsa i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut.

Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftojë opinionin publik me të gjitha veprimet që do të ndërmerr lidhur me mbrojtjen e votës.

Exit mobile version