Ballina Jeta Shëndetësi Pse sheqeri na bën të etur?

Pse sheqeri na bën të etur?

Pas një vakti të kripur zakonisht duam ujë të mjaftueshëm për të shuar etjen. Por diçka e ngjashme ndodh shumicën e rasteve kur ne konsumojmë diçka të ëmbël, si për shembull një çokollatë apo një pastë. Dhe për këtë ka një shpjegim, madje edhe shkencor. Pse sheqeri na bën të etur?

Kur ne konsumojmë sheqer, ai fillimisht shkon në stomak dhe më pas kalon në gjak, shpjegon Caroline Apovian, profesore në Departamentin e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Ushqyerjes në Universitetin e Bostonit. Pasi hyn në gjak, rrit nivelet e glukozës (sheqerit) dhe qelizat lëshojnë ujë për të rivendosur ekuilibrin në përbërjen e gjakut.

Ndërsa qelizat humbasin ujë, truri merr “sinjalin” dhe na paralajmëron të rrisim nivelet e hidratimit të trupit tonë, duke intensifikuar dëshirën për ujë.

Exit mobile version