Ballina Artikuj Pse Zoti në Kuran tha “gruaja e Azizit” dhe jo ” bashkëshortja...

Pse Zoti në Kuran tha “gruaja e Azizit” dhe jo ” bashkëshortja e Azizit”?

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një pyetje e bukur që na hap një derë për të kuptuar elokuencën e mrekullueshme të Kuranit…

A e quani partneren tuaj të jetës: ” bashkshortja ime”? Apo “gruaja ime”? Apo “shoqja ime”?

Kurani i Shenjtë bën dallimin midis këtyre termave me një saktësi të mahnitshme:

🔸 Gruaja: (Imretun)

Nëse ka vetëm një marrëdhënie fizike… por mungon harmonia intelektuale dhe shpirtërore, Kurani e quan atë “grua”.(Imretun)

(Gruaja e Nuhit) – (Gruaja e Lutit) – (Gruaja e Faraonit).

🔸 Bashkshortja (Zevxhe)

Nëse trupi, ana fizike kombinohet me përputhshmëri intelektuale, harmoni dhe dashuri, ajo bëhet bashkshorte (Zevxhe).

(O Adem, bano, ti dhe bashkshortja jote, në Xhennet).

(O Pejgamber, thuaju bashkshorteve tua.)

🔸 Shoqe- (Sahibe)

Nëse të gjitha lidhjet… si fizike ashtu edhe intelektuale, ndërpriten, përdoret termi “shoqe”.

Kurani thotë: “Dita kur një burrë do të ikë nga vëllai i tij, nëna e tij, babai i tij, shoqeja e tij dhe fëmijët e tij.”

“Si mund të ketë një djalë kur nuk ka shoqe?”

📚- Merrni parasysh historinë e Zekerijaut paqja qoftë mbi të:

Ai së pari tha: “Dhe gruaja ime ishte shterpë”… sepse të kesh fëmijë ishte një pengesë për marrëdhënien e tyre.

Por pasi Zoti e bekoi me Jahjën, ai tha: “Dhe Ne e bëmë bashkshorten e tij të mirë për të.”

Po kështu, Kurani ekspozon familjen e Ebu Lehebit:

“Dhe gruaja e tij ishte bartëse dru zjarri”… sepse nuk kishte harmoni apo dashuri me të.

Lavdi Zotit! Çdo fjalë në Kuran është vendosur saktësisht në vendin e saj, duke na mësuar se marrëdhënia martesore nuk ka të bëjë vetëm me trupin, por edhe me përputhshmërinë intelektuale, besimin, dashurinë dhe mëshirën.

Zoti i Plotfuqishëm në Kuran tha:

“Zoti ynë, na bëjë që të jemi të gëzuar me punën bashkshortëve dhe pasardhësit tanë dhe na bëj shembull për të devotshmit.” (Furkan:74).

👈- Sa e mrekullueshme është të kesh një bashkshorte të vërtetë, jo vetëm një grua apo një shoqe.


Prof. ass. dr. Musa Vila

Exit mobile version