Ballina Sport Futboll PSG arrin marrëveshje me Asension

PSG arrin marrëveshje me Asension

Paris Saint-Germain ka përfunduar marrëveshjen për nënshkrimin e Marco Asensio si lojtar i lirë.

Marrëveshja verbale është arritur dhe kontrata do të nënshkruhet në ditët e ardhshme, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Asensio, pritet të nënshkruajë deri në qershor 2027, me një marrëveshje katër vjeçare dhe për pagën afër 10 milionë euro.

Aston Villa dhe AC Milan ishin të prirur për nënshkrimin e tij por Asensio vendosi për PSG, Luis Campos ishte vendimtar.

Exit mobile version