Ballina Sport Futboll PSG do ta denoncojë Barcelonën në FIFA për shkak të Rabiot

PSG do ta denoncojë Barcelonën në FIFA për shkak të Rabiot

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë pranë prishjes së raporteve të mira, teksa katalunasit duket se kanë filluar të mërziten nga parisienët.

E gjithë kjo për shkak të mesfushorit të PSG-s, Adrien Rabiot, i cili ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij.

Kuptohet se Barcelona e ka kontaktuar PSG-n për t’ja shprehur interesimin, derisa Eric Abidal dhe Pep Segura do të udhëtojnë tani në Paris.

Megjithatë, siç shkruan Sport, PSG beson se Barcelona ka arritur marrëveshje me lojtarin ta transferojë atë në baza permanente verën e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

SPORT’s front page on Monday morning

Si rezultat i kësaj, PSG e ka bërë të qartë se do ta padisë Barcelonën në FIFA.

Pas kësaj, edhe Barcelona duket se do ta denoncojë PSG-n në FIFA pas tentimeve të fundit të klubit për Ivan Rakitic.

Prishja e raporteve mes dy klubeve filloi që prej kur PSG arriti marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Neymar, verën e kaluar.

Exit mobile version