Ballina Sport Futboll PSG e fiton derbin, Liverpool rrezikon eliminimin

PSG e fiton derbin, Liverpool rrezikon eliminimin

Paris Saint Germain ka shënuar fitore të rëndësishme në ‘Parkun e Princave’ duke e mundur 2:1 Liverpoolin në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Finalistët e sezonit të kaluar, kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke rrezikuar seriozisht kalimin në fazën e eliminimit direkt.Parisianët patën një pjesë të parë të jashtëzakonshme, duke krijuar shumë raste shënimi, ku arritën edhe të realizojnë dy herë.

Barnat në minutën e 13’ shënoi për epërsinë 1:0.Në minutën e 37’, Neymar dyfishoi epërsinë për 2:0, duke u gjetur mirë në zonën e mysafirëve.

Liverpool në minutën e fundit të pjesës së parë, arriti të ngushtonte epërsinë në 2:1, kur Milner shënoi nga penalltia.Pjesa e dytë edhe pse ishte me ritëm të lartë, nuk solli asnjë gol, duke bërë që PSG të fitoi këtë derbi me rezultat 2:1.

Ndeshjet e xhiros së fundit të këtij grupi janë shumë të rëndësishme, ku edhe do të përcaktohen se cilat skuadra do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version