Ballina Sport Futboll PSG poshtëron Barcelonën

PSG poshtëron Barcelonën

PSG ka fundosur Barcelonën në Park de Prince duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Skuadra e Emery bëri një paraqitje fantastike duke mos lejuar në asnjë mënyrë që të cenohet porta e portierit Trapp.

Dramën në Paris e filloi Angel Di Maria ku në minutën e 18-të shënoi supergol nga gjuajtja e lirë.

Për rezultatin e pjesës së parë 2-0 u përkujdes Draxler, i cili debutoi me gol në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë ishte kopje e asaj të parës, me një skuadër në fushë dhe me një Barcelonë inegzistente.

Në minutën e 55-të, Di Maria festoi ditëlindjen e tij duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për PSG.

Padyshim në listën e realizatorëve nuk mund të mungonte edhe Edinson Cavani, ku në minutën e 72-të shënoi golin e katërt për PSG.

Ndeshja kthyese në Campo Nou do të zhvillohet me 8 mars, ku Barcelona do të shpresojë për ndonjë mrekulli në shtëpinë e tyre.

Exit mobile version