Ballina Kuzhinë Qefull me perime në furrë

Qefull me perime në furrë

Përbërësit: 1 kg qefull, 3 kokrra qepë, 3/4 karota, 50 ml uthull e bardhë, 150 ml salcë domatesh, 2 degëza selino, 2 thelpinj hudhre, 5/6 gjethe dafinë, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Për të përgatitur peshk në tavë ju këshillojmë qe te përdorni një peshk të freskët. Pasi e kemi larë peshkun e presim në copa dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Ndërkohë qërojmë të gjitha perimet dhe i presim ne copa. Vendosim një tigan në zjarr ku shtojmë pak vaj ulliri dhe hedhim të gjitha perimet e prera. I kaurdisim për disa çaste të gjitha së bashku. Shtojmë dhe më pas hudhrën e cila nuk duhet të digjet. Shuajmë të gjitha perimet me uthull, por mund të përdorni dhe pak verë të bardhë. Shtojmë më pas salcën së bashku me disa gjethe dafine, kripë, piper dhe i lëmë për disa çaste në zjarr. Më pas perimet e përgatitura i kalojmë në një tavë dhe sipër shtojmë copat e peshkut dhe e pjekim në furrë në 200°C për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit

Exit mobile version