Ballina Jeta Shëndetësi Qëndroni shumë kohë ulur në ditë? Disa mënyra si mund të shmangni...

Qëndroni shumë kohë ulur në ditë? Disa mënyra si mund të shmangni rreziqet

Për të reduktuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur ajo që specialistët këshillojnë është një shëtitje e lehtë pesë minutëshe, çdo gjysmë ore.

Për këtë, një grup studiuesish morën 11 të rritur të shëndetshëm, të moshës së mesme dhe të moshuar që të uleshin në laboratorin e tyre për 8 orë, që përkon me një ditë standarde pune. Këtë e bënë për një javë rresht, ku secilën ditë eksperimentin e praktikonin në forma të ndryshme. Në një ditë pjesëmarrësit lëvizën shumë pak gjatë 8 orëve, në një ditë tjetër ecnin për një minutë çdo gjysmë ore, një ditë tjetër lëvizën nga 5 minuta çdo orë dhe një tjetër ditë ecën nga 5 minuta çdo gjysmë ore.

Qëllimi ishte të gjendej koha e saktë e lëvizjeve për të shmangur rreziqet që mund të vinin nga qëndrimi i gjatë ulur, siç janë nivelet e sheqerit në gjak apo sëmundjet e zemrës.

Sipas studiuesëve u zbulua se një shëtitje e lehtë prej 5 minutash çdo gjysmë ore ishte e vetmja strategji që uli ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës. Në veçanti, 5 minuta ecje çdo gjysmë ore reduktuan rritjen e sheqerit në gjak dhe uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës në 60 për qind të tyre.

Përveç përfitimeve të shëndetit fizik, kishte edhe përfitime për shëndetin mendor. Gjatë studimit, ata i kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin gjendjen e tyre mendore duke përdorur një pyetësor. Gjithashtu zbuluan se krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës, një shëtitje e lehtë 5-minutëshe çdo gjysmë ore zvogëloi ndjenjat e lodhjes, i vendosi pjesëmarrësit në një humor më të mirë dhe i ndihmoi ata të ndiheshin më energjikë.

Njerëzit që qëndrojnë ulur për orë të tëra, zhvillojnë sëmundje kronike , duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, demencën dhe disa lloje kanceri me ritme shumë më të larta, sesa njerëzit që lëvizin gjatë gjithë ditës. Një mënyrë jetese e ulur gjithashtu i vë njerëzit në një rrezik shumë më të madh të vdekjes së hershme. Por vetëm ushtrimet fizike të përditshme mund të ndryshojë efektet e dëmshme shëndetësore të qëndrimit ulur.

Exit mobile version