Ballina Lajmet Kosovë QKUK me pajisje CT 16, Ismaili thotë se po zgjidhet një nga...

QKUK me pajisje CT 16, Ismaili thotë se po zgjidhet një nga problemet kryesore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të bëhet me pajisje moderne që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë se me ardhje e këtyre pajisjeve do të zgjidhet problemet me pajisje dhe prishjen e tyre.

“Pas grantit 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, tani do të vijë edhe kontingjenti i parë me pajisje moderne për QKUK-në, që përfshin CT 16, laparaskop, bronkoskop, gastroskop etj”.

“Me ardhjen e këtyre pajisjeve ne po fillojmë që ta zgjidhim edhe një nga problemet kryesore, që është mungesa dhe prishja e pajisjeve. Kjo është vetëm faza e parë e prurjeve të pajisjeve të reja. Në javët dhe muajt në vazhdim do të vijnë edhe aparatura të tjera, të cilat do të ndryshojnë tërësisht dinamikën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka shkruar Ismaili në facebook./

Exit mobile version