Ballina Kuzhinë Qull me pulë dhe arra të lëpini gishtat

Qull me pulë dhe arra të lëpini gishtat

Përbërësit (për rreth 4 persona):

  • 1 pulë e tërë
  • Ujë mjaftueshëm për ta mbuluar pulën
  • Kripë sipas shijes
  • 100–150 g arra (të grimcuara imët)
  • Gjalpë rreth 50–60 g
  • 1–2 lugë gjelle miell
  • 2 të verdha veze
  • Pak uthull (ose limon, sipas dëshirës)
  • 4–5 thelpinj hudhër, të shtypur ose të grirë imët
  • Piper i zi ose i bardhë (sipas preferencës)

Përgatitja:

Vendosni pulën të tërë në një tenxhere të madhe dhe mbulojeni me ujë. Shtoni kripë. Ziejeni pulën rreth 30–60 minuta, në varësi të madhësisë së saj. Hiqeni më pas nga uji, por ruaj pak prej lëng sepse do të shërbejë si bazë për qullin.
Priteni pulën në copa më të vogla, ose ndajeni mishin nga kockat.
Në një tigan tjetër, shkrij gjalpë; shto hudhrën dhe pak miell. Skuqeni miellin bashkë me gjalpin dhe hudhrën derisa të marrë një ngjyrë lehtë kafe ose ari, por jo të digjet. Përziejeni mirë ndërkohë që i shtoni nga pak lëng.
Shtoni arrat e grimcuara, uthullën, piperin dhe kripën sipas shijes.
Në fund, shtoni të verdhat e vezëve – mund t’i përziesh paraprakisht me pak ujë ose qumësht që të mos mpiksen menjëherë kur t’i hidhni, dhe trazojini shpejt që të trashen lehtë, por jo të bëhen omletë.
Më pas mun ta servirni në pjatë sipas dëshirës.

Exit mobile version