Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas publikimit të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Rama ka shkruar se që kur e ka marrë lajmin për këtë, nuk ka arritur t’i formulojë fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën e tij, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se nesër do të dalë me mesazh për të gjithë shqiptarët dhe në krah të atyre që kanë çprangosur Kosovën nga ferri i Sllobodan Millosheviqit.
“RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE
”, shkruan Rama.