Ballina Kuzhinë Ramazani – Katër Këshilla për t’u Ushqyer dhe për të Qenë të...

Ramazani – Katër Këshilla për t’u Ushqyer dhe për të Qenë të Shëndetshëm

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për myslimanët.

Gjatë muajit Mars dhe Prill, shumica e myslimanëve agjërojnë gjatë orëve të ditës dhe nuk mund të hanë apo pinë derisa të perëndojë dielli.

Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira, por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre gjatë këtij muaji të shenjtë.

Njihuni mëposhtë me katër këshilla që AgroWeb.org iu sugjeron t’i ndiqni për një shëndet të fortë.

Ushqehuni shëndetshëm

Ekziston vetëm një dritare e vogël për t’i siguruar trupit tuaj të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten.

Kështu që duhet të përqendroheni në konsumimin e ushqimeve me cilësi të lartë.

Gjatë Iftarit pini shumë ujë dhe ruani një ekuilibër të mirë mes karbohidrateve, proteinave dhe bulmetit.

Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar dhe të ngopur për një kohë më të gjatë.

Gjatë syfyrit, përqendrohuni tek ushqimet që kanë një indeks të ulët glicemik.

Të tilla si ushqimet me drithëra integrale, frutat dhe perimet. Këtu përfshihet tërshëra, thekra, elbi, oriz kaf, knioan, frutat e pyllit, mollët dhe portokallet.

Këto ushqime nuk e rrisin sheqerin në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Shmangni disa produkte

Disa nga gjërat që duhet të shmangni janë kripa, kafeina, sheqernat dhe ushqimet e përpunuara.

Këto produkte mund t’ju dehidratojnë dhe duke qenë se disa kanë përmbajtje të larta sheqeri, nuk do t’ju mbajnë të ngopur dhe as nuk do t’ju japin vlera ushqyese.

Për më tepër, ngrënia e tepërt e tyre mund të dëmtojë zemrën, veshkat, të ngadalësojë sistemin imunitar dhe të shkaktojë shtim në peshë.

Gjithashtu shmangni metodat e gatimit si skuqja dhe në vend të saj provoni pjekjen.

Qëndroni aktivë fizikisht

Edhe pse mund të jetë e vështirë, të qenurit fizikisht aktiv ka përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Ju mund të shmangni ushtrimet me intensitet të lartë dhe të ushtroheni në mbrëmje pas Iftarit.

Ecja është forma më e lehtë e ushtrimeve që mund të kryeni gjatë agjërimit.

Planifikoni

Studentët dhe ata që punojnë mund të kenë nevojë për ndihmë që të ndihen më energjikë gjatë ditës. Prandaj është e rëndësishme të planifikoni vaktet tuaja.

Ajo çfarë konsumoni ndikon në nivelet tuaja të energjisë, kështu që përqendrohuni tek ngrënia e ushqimeve cilësore dhe me vlera të larta ushqyese.

Exit mobile version