Mos shpërdoro barkun tënd në teprimin me ushqimin e iftarit e të syfyrit.
Mos shpërdoro kuletën tënde në blerjen e shumë sendeve që e di se nuk do t’i konsumosh dot.
Mos shpërdoro orët e vyera të Ramazanit para rrjeteve sociale në lexim ngjarjesh e haberesh pa dobi.
Mos shpërdoro zemrën tënde me paragjykime dhe hamendësime, se një pjesë e madhe e tyre janë thjesht mëkat.
Mos shpërdoro mendjen tënde me nervozizma e zemërime qe s’ja vlejnë.
Mos shpërdoro gjuhën tënde me analiza personash e thashetheme boshe.
Mos shpërdoro sytë tuaj me shikime lart e poshtë, që helmosin zemrën tënde.
Mos shpërdoro veshët tuaj me dëgjime gjërash që turbullojnë qetësinë tënde.
Mos shpërdoro amanetin që të është besuar, edhe sikur punëdhënësi yt të mos e vlerësojë agjërimin tënd.
Mos shpërdoro lutjet tuaja duke shpresuar vetëm shkatërrimin e kundërshtarëve. Lutu edhe për reflektimin dhe udhëzimin e tyre se është më mirë për ta e për ty.
Ju uroj të gjithëve një Ramazan të qetësisë shpirtërore, mendore dhe trupore.
Hoxhë Ferid Piku
