Ballina Sport Ramos ia jep lamtumirën Ronaldos

Ramos ia jep lamtumirën Ronaldos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ia ka dhënë lamtumirën ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldos, i cili sot arriti marrëveshje me Juventusin.

Ramos në një postim në Instagram rikujtoi sukseset e arritura të këtyre dy lojtarëve në fanellën e mbretërve.

“Cristiano, golat tu, shifrat tua dhe gjithçka që kemi fituar bashkë flasin vetë”, ka shkruar Ramos.

“Ke fituar një vend të veçantë në historinë e Real Madridit. Si madridist do të të përkujtojmë gjithmonë. Ka qenë kënaqësi që të luajmë me ty. Përqafim i madh dhe paç fat!”.

Exit mobile version