Ballina Lajmet Kosovë Rasti i dhunës në shkollën “Pavarësia”, Gjykata propozon lirimin e mësimdhënësit me...

Rasti i dhunës në shkollën “Pavarësia”, Gjykata propozon lirimin e mësimdhënësit me masë alternative

Mësimdhënësi që është përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është propozuar nga Gjykata për lirim të masës.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se kanë propozuar masë alternative ndaj mësimdhënësit. Bëhet fjalë për lajmërim në stacion policor.

Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura për nxënësin që shihet në video sa u përket veprimeve të tij para ngjarjes.

Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha pamjet.

Exit mobile version