Ballina Sport Futboll Real Madridi fiton bindshëm dhe kualifikohet

Real Madridi fiton bindshëm dhe kualifikohet

Real Madridi ka fituar bindshëm ndaj Bragas për t’u kualifikuar në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët të mërkurën mbrëma fituan 3:0 në shtëpi. Reali mban pozitën e parë në Grupin C me 12 pikë nga katër ndeshje. Napoli është i dyti me shtatë pikë, Braga e treta me tri pikë dhe Union Berlini i katërti me një pikë. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Brahim Diaz shënoi golin e parë në minutën e 27-të.

Në minutën e 58-të Vinicius Junior shënoi për 2:0, ndërsa tre minuta më pas Rodrygo vendosi rezultatin përfundimtar, 3:0.

Exit mobile version