Ballina Sport Futboll Reali fiton përballjen ndaj Atletikos

Reali fiton përballjen ndaj Atletikos

Real Madrid është finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës, ku në finale përballet me skuadrën e Barcelonës.

Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, e cila u zhvillua në ”King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite, Real Madrid shënoi fitore ndaj Atletiko Madridit, me rezultat 2-1.

“Los Blancos” e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë, me një supergol të shënuar nga Federico Valverde nga gjuajtja e lirë.

Sulmuesi brazilian, Rodrygo dyfishoi rezultatin në minutën e 55-të, derisa pas katë minutave, Alexander Sorloth i dha shpresa Atletikos.

Deri në fund të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Real Madrid kalon në finalen e Superkupës, ku do të luaj ndaj Barcelonës, ndeshje e cila zhvillohet ditën e diel, me 11 janar.

Exit mobile version