Ballina Sport Futboll Reali fitore të thellë ndaj Liverpoolit

Reali fitore të thellë ndaj Liverpoolit

Real Madrid ka shënuar një fitore të madhe në Anfield.

Mbretërit kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-5 në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline.

Fillimisht realizoi Nunez në minutën e 4-të e më pas Salah shfrytëzoi një gabim të portierit për të dyfishuar rezultatin.

Por për Liverpoolin kjo ishte e gjitha që pamë në këtë ndeshje.

Real Madrid arriti që në pjesë të parë të barazoj rezultatin me dy golat e Vinicius Junior në minutat 21 dhe 36.

Në pjesë të dytë, skuadra e Ancelottit realizoi edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht realizoi Militao në minutën e 47-të e më pas dy herë realizoi Benzema në minutat e 55-të dhe 67-të.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet me 15 mars.

Exit mobile version