Ballina Sport Futboll Reali me fitore të vështirë ndaj Osasunës

Reali me fitore të vështirë ndaj Osasunës

Real Madridi ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtim tek Osasuna të shtunën.

Pavarësisht epërsisë dyshifrore, dy golat e Realit erdhën në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

Federico Valverde fillimisht shënoi në të 78-n, ndërsa për golin e qetësisë u përkujdes Marco Asensio në minutat shtesë.

Reali tani ka 51 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se liderja Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Osasuna është e 10-ta me 30 pikë.

Exit mobile version