Ballina Sport Futboll Reali ofron 80 mln për Kanen

Reali ofron 80 mln për Kanen

Drejtuesit e Real Madridit kanë bërë gati ofertën për sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. “Marca” raporton të mërkurën se Reali do ta bëjë të pamundurën për të siguruar shërbimet e anglezit gjatë kësaj vere.

Kane po shihet te Reali si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema, që karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Mësohet se Reali gjatë kësaj jave do ta kontaktojë Tottenhamin dhe do të ofrojë 80 milionë euro për kartonin e Kanet.

Sulmuesi 29-vjeçar po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi, ndërsa me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Kane edicionin e fundit ka shënuar 32 gola në të gjitha garat për ekipin nga Londra.

Exit mobile version