I shijshëm, aromatik dhe plot me antioksidantë, reçeli me kivi është pa dyshim receta me shijen më delikate që mahnit këdo.
Në ditët e sotme, në tregjet ushqimore mund të gjesh ç’të të dojë e bardha zemër. Por pavarësisht larmisë, ngjyrave, shijeve dhe aromave, ushqimet e gatuara dhe përgatitura në shtëpi janë më të mirat.
Akoma edhe sot, reçeli i bërë në shtëpi me atë të blerë në dyqan kanë një ndryshim të madh.
Reçeli i bërë në shtëpi ka shijen e freskisë, një aspekt që u mungon produkteve të dyqanit.
Reçeli i kivit mund të përgatitet në pak minuta dhe kombinohet shumë mirë me bukën që e hamë aq shumë.
Ky reçel mund të përdoret edhe në ëmbëlsira të ndryshme.
Reçeli i kivit nuk ka nevojë për substanca shtesë dhe mund të konsumohet për 10 muaj.
Kivit janë fruta të vegjël plot aromë dhe vlera shëndetsore. Tuli i tyre i gjelbërt ka një ndërthurje shijesh mes të ëmblës dhe të athtës. Aty mund të gjeni vitaminën C, K, E, folatin dhe kaliumin.
Përbërësit
- 4 gota sheqer
- 2 kilogramë kivi të qëruar dhe të ndarë në gjysmë
- Çerek gote me lëng të freskët limoni
Përgatitja në katër hapa
- Qëroni kivit, ose merrni tulin e frutave me lugë dhe hidheni në tenxhere. Lëkura e frutave nuk duhet përdorur në reçel. Shtypeni masën e tulit të frutave me lugë deri sa të bëhet pelte. Shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit.
- Lëreni pelten e kivit të ziejë. Uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë për 15 minuta deri sa të trashet. Përziejeni herë pas here që të parandaloni ngjitjen në pjesën fundore të tenxheres.
- Sterilizoni kavanozët duke i futur në një tenxhere të mbushur në gjysmë me ujë të valuar dhe kapakët e tyre në një tenxhere më të vogël me ujë të nxehtë. Mbajini kavanozët dhe kapakët në ujë të nxehtë deri sa të jeni gati për t’i përdorur.
- Hiqini kavanozët një e nga një dhe mbushini me reçel duke lënë një hapësirë boshe rreth 6 milimetra nga gryka e tyre. Mbyllini kapakët dhe vendosini në një enë të cilën e keni zhytur në ujë në një tenxhere.
- Kavanozët duhet të mbulohen tërësisht me ujë. Tenxheren vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Më pas hiqini kavanozët nga uji dhe lërini të ftohen
