Ballina Kuzhinë Recetë e shpejtë verore, pispili me kunguj e djathë

Recetë e shpejtë verore, pispili me kunguj e djathë

Përbërësit për tavë drejtkëndëshe 25×20 cm:

• 5 kokrra vezë
• 120 g miell
• 110 ml vaj luledielli
• 1 + 1/2 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje
• 120 g djathë kaçkavall i grirë në rende
• 1/2 qepë e grirë shumë imët
• 4 kunguj mesatarë
• 2 karota
• kripë, piper

Përgatitja: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Karotat e qëruara dhe kungujt i grijmë në rende me vrima të mëdha dhe i lëmë mënjanë. Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë, për një minutë: vezët, vajin, miellin dhe sodën, të cilën e kemi hedhur me sitë. Shtojmë karotat, kungujt e shtrydhur mirë me dorë nga lagështia e tepërt, djathin dhe qepën. I përziejmë mirë me lugë druri dhe e rregullojmë për kripë e piper. Hedhim masën në tavë me letër furre dhe e vëmë të piqet për 45/50 minuta afërsisht ose derisa të shohim që brumi ka marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe është mpiksur. Kur të jetë ftohur, e presim në kubikë. Nëse do ta konsumoni të nesërmen, mbështilleni me letër alumini pa e prerë dhe ruajeni në frigorifer. Të nesërmen nxirreni nga frigoriferi 15-20 minuta përpara se ta konsumoni dhe priteni në kubikë.

Nga Linda Fishta, fotografia Armand Habazaj

Exit mobile version