Mbi 13 mijë raste të Covid-19 u regjistruan në Kinë më 2 prill, shifra më e lartë që nga kulmi i valës së parë më shumë se dy vjet më parë.
Nga 13 mijë rastet, 1,455 pacientë kanë simptoma dhe 11,691 janë asimptomatikë. Deri tani nuk janë raportuar vdekje. Ama varianti i ri i Omicron duket se është shumë ngjitës.
Ndërkohë 25 milionë banorët e Shanghait, kryeqytetit ekonomik të Kinës, janë izoluar.
Ditët e fundit, qyteti është bërë epiqendra e një vale të re kontaminimi prej Omicron.
Kina, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është një nga vendet e fundit në botë që praktikon një politikë ‘zero Covid’ për të parandaluar shfaqjen e rasteve të reja përmes bllokimeve, testimeve masive, izolimit sistematik të personave të infektuar. dhe mbylljen e pjesshme të kufijve. /tiranapost
