Ballina Sport Futboll Ronaldo me kontratë të re tek Al-Nassr

Ronaldo me kontratë të re tek Al-Nassr

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo pritet të firmos kontratë të re me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Mësohet se drejtuesit e klubit saudit tashmë i kanë ofruar Ronaldos kontratë të re, pasi duan ta mbajnë në ekip deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re, Ronaldo do të ketë pagë vjetore prej 200 milionë eurosh pa bonuse. Ronaldo 39-vjeçar pothuajse ka pranuar kushtet për kontratën e re, ndërsa gjithçka do të finalizohet dhe bëhet zyrtare muajin tjetër. Kontrata aktuale me ekipin saudit i skadon Ronaldos vitin tjetër, ndërsa këtë edicion portugezi ka shënuar 42 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e kësaj skuadre prej janarit të vitit 2023, ndërsa me kontratën e re do të luaj deri në moshën 41-vjeçare.

Exit mobile version