Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 230 mijë persona të evakuuar në Kinën jugore për shkak të...

Rreth 230 mijë persona të evakuuar në Kinën jugore për shkak të tajfunit Talim

Për shkak të tajfunit Talim, i cili ka përfshirë provincën Guandong në jug të Kinës, përafërsisht 230 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të BBC-së, qindra avionë dhe trena janë anuluar për shkak të tajfunit, ndërsa shpejtësia e erës është rritur në 140 kilometra në orë.

Rreth 230 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të tajfunit Talim, i cili preku provincën Guandong.

Banorët u paralajmëruan të qëndrojnë larg vijës bregdetare.

Në Vietnam janë evakuuar rreth 30 mijë persona nga rajonet që pritet të preken më shumë nga tajfuni Talim.

Shkollat ​​dhe bursa u mbyllën përkohësisht dje në Hong Kong për shkak të tajfunit.

Exit mobile version