Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rreth 290 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën me Iranin

Rreth 290 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën me Iranin

Afro 290 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ka njoftuar “CBS News” duke u bazuar në të dhënat e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom).
290 ushtarë është thënë se janë plagosur që nga dita e parë e luftimeve.

Zëdhënësi i Centcom ka thënë se 255 ushtarë të plagosur janë kthyer në shërbim tashmë dhe dhjetë tjerë kanë lëndime serioze. Për gjendjen e 25 tjerëve nuk është bërë e qartë. /koha

Exit mobile version