Afro 290 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ka njoftuar “CBS News” duke u bazuar në të dhënat e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom).
290 ushtarë është thënë se janë plagosur që nga dita e parë e luftimeve.
Zëdhënësi i Centcom ka thënë se 255 ushtarë të plagosur janë kthyer në shërbim tashmë dhe dhjetë tjerë kanë lëndime serioze. Për gjendjen e 25 tjerëve nuk është bërë e qartë. /koha








