Ballina Sport Futboll Rrudhani dhe Imeri fitojnë Kupën e Zvicrës

Rrudhani dhe Imeri fitojnë Kupën e Zvicrës

Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri ngrejnë lartë me Young Boysi edhe Kupën e Zvicrës. Rrudhani dhe Imeri me Boys janë fitues të kampionatit elitar zviceran.

Ndeshja finale u zhvillua në mes të Young Boysit dhe Luganos. Young Boysi fitoi me rezultatin 3:2. Jean-Pierre Nsame shënoi dy gola për Young Boysin në pjesën e parë. Mattia Bottani ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 53-të, por Meschak Elia shënoi për 3:1 në të mirë të Young Boysit në minutën e 85-të.

Renato Steffen shënoi golin e dytë për Luganon në minutën e 87-të. Ai realizuar për rezultatin final, 3:2. Kastriot Imeri luajti prej minutës së 81-të për Young Boysin. Donat Rrudhani qëndroi në stol. Te Lugano startuan portieri Amir Shaipi, mbrojtësi i qendrës, Albian Hajdari, dhe mesfushori Uran Bislimi. Prej fillimit të pjesës së dytë luajti Kreshnik Hajrizi.

Exit mobile version