Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko ka zhvilluar një takim me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Sipas njoftimit në platformën “X”, gjatë takimit pëveç gjendjes aktuale në botën ortodokse, si dhe bashkëpunimit ndërmjet Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe u diskutua edhe situata në Kosovë,
Takimi po ashtu thuhet se nënvizoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërkishës dhe dialogut për çështjet e fesë dhe kulturës ortodokse.
