Një mjet i dyshimtë, granatë dore është gjetur sot në bodrumin e një banese në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi është konfirmuar për tëvë1.info nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu, i cili ka thënë se granata është larguar dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët e asaj zone.
“Një granatë dore është gjetë në bodrumin e një banese në afërsi të urës kryesore, granata është larguar dhe nuk ka asnjë rrezik”, ka thënë Baliu.
