Rusia pretendoi të martën se mori kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin verilindor Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e saj pushtuan fshatin Volokhivske, i vendosur rreth 13 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë në rajonin verilindor.
Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar menjëherë mbi pretendimin, dhe verifikimi i pavarur i pretendimit është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.