Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin...

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin Kharkiv të Ukrainës

Rusia pretendoi të martën se mori kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin verilindor Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat e saj pushtuan fshatin Volokhivske, i vendosur rreth 13 kilometra nga kufiri Rusi-Ukrainë në rajonin verilindor.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar menjëherë mbi pretendimin, dhe verifikimi i pavarur i pretendimit është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.