Ballina Artikuj “Sa herë që tirania ngrihet mbi tokë, Zoti sjell Musanë e kohës…”

“Sa herë që tirania ngrihet mbi tokë, Zoti sjell Musanë e kohës…”

Hoxhë Vladimir Kera

Të gjithë besimtarët përkujtojnë (Ashuran), duke shprehur mirënjohje ndaj Zotit nëpërmjet agjërimit për shpëtimin e Profetit Musa (a.s.) dhe popullit të tij hebre nga zgjedha e rëndë e faraonit. Ishte një regjim i skajshëm shtypës, i cili kishte arritur kulmin e mizorisë: vriste fëmijë të pafajshëm dhe shndërronte gra e burra në skllevër.

Profeti Musa (a.s.), së bashku me popullin e tij, ndodhej mes dy skajeve të pamëshirshme: pas tyre ushtria e faraonit dhe përpara tyre deti. Ishte ky momenti i sprovës së madhe dhe i besimit të thellë. Kur gjithçka dukej e pamundur, Musa (a.s.) tha: “Me mua është Zoti im; Ai do të më udhëheqë.” (Shu’arā, 26:62). Dhe kështu ndodhi: Zoti e hapi detin, shpëtoi besimtarët dhe e fundosoi faraonin.

Por sot, historia duket se po përsëritet me një ironi të dhimbshme. Nga gjiri i po atij populli që dikur u shtyp dhe shpëtoi, kanë dalë faraonë të rinj. Tashmë përballë ushtrisë së fuqishme dhe teknologjisë së dhunës qëndron populli i Palestinës. Pas tyre janë armët e padrejtësisë, përpara tyre qëndron deti i pasigurisë, i vdekjes dhe i shpërnguljes.

Nuk mund të parashikoj fundin, por një gjë e di me siguri: sa herë që tirania ngrihet mbi tokë, Zoti sjell Musanë e kohës.

Exit mobile version